MENU
klinika

"Vite më parë vajzën na e morën me mashtrime"

Dëshmia e prindërve të 23-vjeçares që u vra nga bashkëshorti

13.09.2021 - 11:27

Për herë të parë pas krimit të rëndë në Fier, kanë folur prindërit e 23-vjeçares Sabrina Bengaj e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Prindërit e së ndjerës shprehen se vite më parë, bashkëshorti e ka marrë vajzën me mashtrime. Ata shprehen se vajza e tyre u ishte ankuar se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar. Madje prindërit pretendojnë se kanë marrë dhe foto që vërtetonin këtë pretendim. Sipas dëshmisë, ata kanë zgjedhur të heshtin për çështjen e tradhtisë për shkak të opinionit të të tjerëve.

Duke iu referuar “skemës” dhe vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar nga qelia ish-bashkëshortin e 23-vjeçares, Elton Metaj, prindërit akuzojnë gjyqtarin Piro Sota. Ky i fundit pranoi një raport mjekësor sipas së cilit Metaj vuante nga problem i shëndetit mendor ndaj e liruan me kushtin për të marrë shërbim mjekësor në banesë.

“I kërkoj falje të gjithë opinionit fierak që unë bëj pjesë. Vite më parë në pabesi kjo lloj familje më rrëmbejnë vajzën me mashtrim për martesë, por në fillim nuk fola për respekt dhe turp ndaj fisit që më njihte se do thoshin të iku vajza nga shtëpia dhe kjo është e vërteta. Bëra paqe me fëmijën tim. U largova dhe çdo gjë gjë po shkonte mirë, pas pak vitesh u lind një fëmijë dhe filluan grindjet. Ish-dhëndri ose ky lloj plehre e shoqërisë shqiptare që mund ta quajmë fillon e tradhton. Vajza merr djalin (të vëllanë) në telefon dhe i thotë ‘hajde më merr se burri im po bredh me të tjera.’ Erdhi në shtëpi. Pas 5 ditësh vjen dhe e kërcënon në shtëpinë time me armë. Një plehrë e shoqërisë fierake kërcënon shtëpinë time me armë. Nuk fola për shumë gjëra, as nuk e denoncova. Pasi e arrestojnë, fillon e ëma që është një copë injorante dhe mashtruese, thotë që armën e kishte marrë në shtëpinë time. Unë e çoj në gjykatën e lartë për mashtrim.

Deklaruan që unë kisha ndërhyrë në Prokurori për ta çuar në Zahari. Unë kërkoj një gjë, me gjithë këto prova merr peng shtëpinë time. Unë e denoncoj publikisht dhe zoti Piro Sota. Tani meqë e liruan dhe iku ime bijë të përgjigjen ata. Direkt akuzoj ish-ministren e Drejtësisë dhe Prokurorinë, ku ishin? Mbit ë gjitha kush janë këta mjekë, këta sahanlëpirës që e lirojnë? Në momentin e krimit Sabrina Bengaj ishte me kunatën shtatzënë dhe i doli para që plumbi mos ta kapte atë. Unë po e shpreh publikisht, jemi rritur dhe jemi bërë. Unë këtë nuk do ta kaloj në plumb, në varje, e gjithë familja të shkonte në burg. Ishte nusja e djalit, vajza që i doli para që të mos qëllonte kunatën. Ne jemi shqiptarë, nuk qëllohet një femër pasi e kemi në njëfarë tradite. Ky ishte një mi. Unë akuzoj gjykatësin Piro Sota. Unë i njoh personalisht. Unë uroj që këto mos të ndodhin. Unë kërkoj dënimin në litar. Nuk ka pse ti mbash në tokë” – tha babai.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier