Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar pas dënimit të formës së prerë ndaj ish-kryeprokurit Adriatik Llalla.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja e lartë amerikane thotë se është mirë të shihet drejtësia e vendosur kundër zyrtarëve të korruptuar.
Ambasadorja inkurajon prokurorët që të veprojnë kundër zyrtarëve që keqpërdorin postin, pavarësisht sa të fuqishëm janë ata.
“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, thotë Kim.