MENU
klinika

“Të jepen vendime me integritet”

Yuri Kim takon 7 gjyqtarët e Kushtetueses

16.09.2021 - 12:08

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Gjykatën Kushtetuese, ku ka takuar në nisje të këtij sesioni të ri, 7 gjyqtarët e këtij institucioni.

Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim shprehet se është kritike për Gjykatën Kushtetuese që të japë vendime me integritet dhe pavarësi të plotë. Gjithashtu ambasadorja thekson se janë duke punuar me institucionet përkatëse për plotësimin e vakancave në gjykatën Kushtetuese.

“Ndërsa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Gjykatën Kushtetuese që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që GJK do të ketë anëtarësim të plotë”, shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese është e përbërë nga 9 anëtarë, prej të cilëve aktualisht janë në detyrë vetëm 7, pasi nuk janë plotësuar ende dy vakanca që i takojnë Gjykatës së Lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kalaja thirrje Yuri Kim: Të bëjë presion ndaj…

Shembja e Teatrit/ Aleanca depoziton kërkesë për përshpejtimin e vendimit