MENU
klinika

Shëtit në qytet e pi kafe me banorët

Yuri Kim viziton për herë të parë Peshkopinë

04.09.2021 - 07:32

Ambasadorja amerikane Yuri Kim vijon pushimet e saj, ku këtë herë është ndalur në Peshkopi, ku nuk kanë munguar promovimi i kulturës dhe bukurive të asaj. Kim shkruan se në Peshkopi ndodhet për herë të parë dhe se vendi ka një potencial të madh dhe duhet zhvilluar edhe më shumë.

Gjatë qëndrimit atje, diplomatja Kim është takuar edhe me banorë të zonës që e kanë ftuar për kafe. Gjatë bisedës së tyre ata folur për mënyrat se si mund të zhvillojnë edhe më shumë qytetin.

“Në vizitën time të parë në Peshkopi, Dibër të bukur, me ambasadoren e Suedisë, Elsa Håstad. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e USAID dhe Suedisë. Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë të dashur gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë edhe disa zotërinj që na ftuan për kafe. Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën. Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj ta vizitoj përsëri së shpejti”, shkruan Kim.

Yuri Kim ka vizituar disa vende të Shqipërisë dhe kudo që shkon, promovon potencialin dhe bukuritë e tyre.