Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar sot se ka qëndrime të ndryshme me homologun Albin Kurti, përsa i përket “Open Ballkan”.
Këtë deklaratë Zaev e bëri gjatë konferencës së përbashkët me Kurtin pas takimit të sotëm mes dy liderëve.
“Sa i përket “Open Balkan”, kemi opinione të ndryshme por kjo nuk na pengon në bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Unë mund të them se Kosova është e pavarur dhe i ka qëndrimet e veta”, tha Zoran Zaev para gazetarëve.
Ndërkohë, kryeministri Kurti ripërsëriti atë që tha në Tiranë para dy ditëve se iniciativat rajonale që kanë BE-në Brenda, përkrahen nga Kosova.
“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe zbatim të marrëveshjeve në aspektin bilateral me Maqedoninë e Veriut, jemi të orientuar kah e ardhmja e për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra BE është fati ynë, anda edhe si republikë e Kosovës ne i mbështesim iniciativat rajonale që janë nga Bashkimi Evropian . Asnjëra nga marrëveshjet e nënshkruara nuk mund të cenohen në zbatim pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, u shpreh Kurti.