MENU
klinika

“Ndërtimi i miqësisë duhet të jetë i dyanshëm”

Zaev: Presim mbështetjen e Bullgarisë në procesin e integrimit

25.09.2021 - 15:46

Kryeministri Zoran Zaev në një dalje për mediat nga Shkupi u shpreh sot se pret dritë jeshile nga Sofja zyrtare, për të zhbllokuar procesin e eurointegrimit për Maqedoninë e Veriut.

Zaev tha që pret që të arrihet marrëveshje me Bullgarinë dhe si rrjedhojë vendi të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

“Ndërtimi i miqësive duhet të shkojë në mënyrë bilaterale dhe të dyanshme. Të gjitha hapat e ardhshëm që do t’i marrim, do t’i marrim me mbështetjen nga ana e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut, për rrugën tonë evropiane. Presim dritë jeshile në Bullgari, sa më shpejtë që është e mundur, në dhjetor, që të mund ta bëjmë jo hapin e ardhshëm, por gjysmën e hapit, sepse kemi vendim nga vjet, presim operacionalizimin e vendimit”, tha mes tjerash Zaev.