Edhe mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate. Ka qenë ish-ministri i Brendshëm, deputeti Flamur Noka, i cili është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha.
Noka e ka akuzuar Bashën se ka kthyer në thërrime kauzën e tij politike, atë që kryedemokrati e cilësonte si “masakrën zgjedhore”. Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga Basha, i cili i është përgjigjur deputetit se ka folur për “masakrën zgjedhore” në çdo dalje.
Debati mes Nokës dhe Bashës:
Noka: Deri në zgjedhjen e kryesisë e kishe kauzën politike “masakrën zgjedhore”, dhe pas zgjedhjes së kryesisë, ti e ktheve në thërrime cështjen e masakrës zgjedhore.
Basha: S’është e vërtetë. Unë e kam deklaruar dhe kam folur për masakrën në cdo dalje timen. Ju duhet të merrni informacion pranë prokurorive dhe të interesoheni për masakrën zgjedhore të 25 prillit, ashtu sic u bë me Vaun e Dejës.
Noka: Ti duhet të dalësh në terren, për tu shpjeguar demokratëve vendimin që more për përjashtimin e Berishës, se ke përçarë demokratët.
Basha: Do t’i sqaroj demokratet, por pa i hedhur benzinë zjarrit.
Noka: Ti i ke hedhur tritolin.
Oerd Bylykbashi: Reformat nëse do nisin, duhet bërë më parë strategjia, dhe reforma pa pasur një strategji të qartë.
Reformat duhet te jene per te arritur tek rezultatet qe synojne dhe jo per te mbuluar zhvillimet e tjera. Synimet kryesore tonat jane ref zgjrdhore dhe ref territoriale, por reformat duhet te gjejne kohen e vet per ti filluar.
Basha: Jam dakord për strategjinë.
Bylykbashi: Ste ve faj per 2014-en se eshte i vetmi vendim qe ke marre ne menyre kolegjiale, te tjerat i ke marre vete.