07.09.2021 - 11:16
Mëngjesin e sotëm, fshati Panaja dhe Bishtan në Vlorë, janë zgjuar nën flakët e zjarreve të përmasave të mëdha.
Deri më tani si pasojë e “shpërthimit” të zjarrit, ka pasur vetëm dëme materiale të shumta në zonat e prekura.
Zjarrfikësja e cila ka mbërritur në vendet e ngjarjes, po punon për shuarjen e dy vatrave dhe zbardhjen e rrethanave që i shkaktuan.
Dyshime të forta janë ngritur se zjarrevënia ka qenë e qëllimshme.