Rreth 38% e banoreve te rritur të Shqipërisë (rreth 825 mijë) rezultojnë me 0-25 mijë lekë (të reja) të ardhura personale mujore. Mbi 1/3 e tyre rezultojnë me vetëm 0-12 mijë lekë (të reja) të ardhura personale mujore.
Ndërkohë, reth 210 mijë banorë 18 vjeç e sipër në Shqipërë nuk janë të punësuar, edhe pse po kërkojnë të gjejnë punë. Sipas përkufizimit ndërkombëtar të papunësisë, këta banorë konsiderohen të papunë.
Keto rezultate bazohen në një ekstrapolim paraprak të një studimi të gjerë ballkanik mbi sigurinë kombëtare dhe atë personale, i cili do të publikohet i plotë së afërmi. Në kuadër të këtij studimi, zhvillova një vrojtim statistikor rigoroz me 1100 intervista të drejtpërdrejta në çdo cep të Shqipërisë, me një kampion të peshuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Pyetjet e referuara këtu janë pak ndër pyetjet e shumta të bëra në intervistat e gjata të drejtpërdrejta.
Ndërsa pyetja që shtrohet për qeverinë është nëse me më pak se 120 mijë lekë të vjetra në muaj a mund t’i përballojnë qindra mijra shqiptarë rritjet aktuale dhe të pritshme në tregun shqiptar?