MENU
klinika

Komisioni hetimor për zgjedhjet/ Alibeaj: Organet e policisë e kanë detyrë…

A do të thirret me forcë Edi Rama nëse nuk paraqitet?

19.10.2021 - 21:12

Nënkryetari i PD-së Enkeled Alibeaj foli në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor për zgjedhjet. Ai u shpreh se është detyrim moral i kryeministrit Rama për t’u paraqitur në komision, dhe detyrimi i organeve të policisë për ta sjellë me forcë nëse do të jetë nevoja.

I pyetur në emisionin “Frontline” në “News 24”: “Nëse kryeministri nuk vjen do ta ushtroni opsionin për ta thirrur me forcë?”, Alibeaj u përgjigj: “Besoj që një shtetar e ka një detyrim moral. Besoj që e ka për detyrim etik, moral, që nevojës, kërkesës, fakteve që ka shkelur ligjin, të vijë dhe të përballet me të. Thirrja për të dëshmuar që nëse nuk e zbaton dëshmitari, është detyrim i organeve të policisë për ta sjellë”.

“Për ndryshime të Reformës Zgjedhore do të duhet të bëhen me komisione të përbashkëta dhe jo vetëm partiake, por duke thirrur ekspertë, duke marrë për bazë rekomandime të ODIHR-it”, tha Alibeaj.