Kur jemi me dietë, shpesh herë në vend që të kufizojmë sasinë, kufizojmë veten ndaj disa ushqimeve të caktuara.
Avokadoja është një frut që njihet gjerësisht për vlerat e tij ushqyese. Por nga ana tjetër, ka një përqindje të lartë yndyre, gjë që mund të na stepë për konsumin e tij, gjatë një periudhë regjimi ushqimor.
Atëherë si t’ia bëjmë?
Fasulet, lakrat e Brukselit, brokoli, mollët, avokadot, karotat etj kanë një përbërës të veçantë që quhen fibra të tretshëm.
Këto, jo vetëm që na ndihmojnë për të qenë në formë të mirë trupore, por zvogëlojnë gjithashtu rrezikun e të prekurit nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
Studimet kanë treguar se për çdo rritje në 10 gramë të kësaj fibre, yndyra e trupit tuaj zvogëlohet me 3.7%. Rekomandohet të keni 25-38 gram në ditë.
Atëherë pse trembesh nga 1 avokado?/neps.al