MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është i shëndetshëm vaji i kokosit?

07.10.2021 - 16:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është i shëndetshëm vaji i kokosit?

Mjeku: Ka shumë pak hulumtime që diskutojnë efektet afatgjata të yndyrnave me prejardhje nga bimët tropikale, si vaji i kokosit. Vaji i kokosit përbëhet 80% nga yndyrna të ngopura, gjë që shpjegon edhe përse është i ngurtë në temperaturë dhome. Yndyra kryesore e ngopur tek vaji i kokosi- acidi laurik- njihet se rrit njëkohësisht kolesterolin LDL (thëneë “i keq”) dhe ate HDL (thënë “i mire”), gjë që shton edhe më shumë mëdyshjen.

Eshtë e nevojshme që studime të mëtejshme të kryhen për të kuptuar implikimet afatgjata të yndyrnave tropikale tek trupi i njeriut. Deri atëherë yndyrnat e pangopura, si vaji i ullirit, janë zgjedhja më e mirë për shkak se ekzistojnë prova bindëse mbi efektet e tyre pozitive mbi shëndetin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.