MENU
klinika

Të prekurit nga tërmeti

Ahmetaj: Më 25 nëntor nis shpërndarja e apartamenteve

13.10.2021 - 12:43

Zv/kryeministri Arben ka deklaruar se qeveria marrë vendim që më 25 nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve për prekurit nga tërmeti.

“Në 25 nëntor do fillojë shpërndarja e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti. Duke parë transparencën çdo qytetar duhet të jetë i qetë për atë që i takon”, deklaroi Ahmetaj.

Ai u shpreh se 25 shkolla nga procesi i rindërtimit kanë mbaruar krejtësisht ndërsa pjesë tjetër janë në fazë përfundimtare.

“Po ndërtohen 167 shkolla, përfshirë edhe shkollat që po bëhen nga donatorët. Janë sot që po flasim 25 shkolla që kanë mbaruar krejtësisht dhe pjesa tjetër është në fazën përfundimtare.

Jemi duke diskutuar me OSHEE, për apartamentet e Laçit dhe vazhdojmë edhe për shkollat. E njëjta gjë vlen për atë pyetje që bëtë për shkollën në Kurbin. Sa i përket pajisjes me mobilie është një proces që e ndjekin njësitë zbatuese”, deklaroi Ahmetaj.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin