MENU
klinika

22 mijë tifozë në Shqipëri-Poloni

“Air Albania Stadium” full, mbi gjysmë miliard lekë fitime

11.10.2021 - 16:54

“Air Albania Stadium” nuk ka pasur mundësinë të mbushet që pas derbit të para dy viteve. Nesër është kulmi i mbushjes së stadiumit kryesor të Tiranës dhe Shqipërisë, aq sa në Shqipëri-Poloni do të shohim një stadium të tejmbushur.

Shqipëri-Poloni, që do të luhet nesër në orën 20:45 në “Air Albania”, do të ketë plot 22 mijë tifozë të pranishëm. Biletat e hedhura në treg për këtë takim janë shitur të gjitha dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht edhe nga FSHF.

Vetë presidenti Armand Duka, i pyetur në lidhje me këtë interesim të jashtëzakonshëm, konfirmoi se është marrë leje nga qeveria sa i përket kapacitetit, në një kohë që Ministria e Shëndetësisë lejonte vetëm 30%.

“Biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak edhe 220 mijë vende. Këto janë mundësitë e Shqipërisë dhe pa dyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen. Na është dhënë leja për të pasur stadiumin plot”, – është shprehur Duka pas ndeshjes në Hungari.

Lajmi i ditës është që FSHF i ka shitur të gjitha biletat për të gjitha tribunat në “Air Albania” dhe do të ketë një fitim rekord. Duke bërë një llogaritje të thjeshtë nga 22 mijë vende dhe bileta, përjashto këtu 1 mijë bileta që mund të jenë dhuratë dhe ftesa, pak a shumë do të jetë një arkëtim rekord prej 550 milionë lekë të vjetra, pra gjysmë miliardi.

Prej marsit të vitit 2020 stadiumet kanë qenë të mbyllura dhe më pas janë hapur me një kapacitet deri në 30%, duke ndikuar direkt në uljen e të ardhurave të klubeve dhe vetë FSHF-së për ndeshjet e Kombëtares.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN