MENU
klinika

Fitoi miliona fansa me rolin e “Osmanit”

Aktori i njohur turk vihet nën hetim

17.10.2021 - 12:02

Aktori i njohur turk dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Burak Özçivit, ka probleme me drejtësinë turke.

I mirënjohur kryesisht për telenovelën “Themelimi Osman” është akuzuar nga 4 punonjës të setit televiziv, të cilët kanë ngritur një kallëzim penal për “Osman-in” me pretendimin se ky i fundit i ka ofenduar ata rëndë gjatë xhirimeve të serialit.

Një prej punjonjësve, emri i të cilit nuk bëhet i ditur por vetëm inicialet e tij ka treguar se punon si asistent i kamerës në xhirimet e serisë televizive, A.Ö., ka treguar për policinë se aktori ka mallkuar drejt stafit.

“Në ditën e incidentit Burak, aktori kryesor i serialit, doli nga çadra ku ishte dhe mallkoi drejt stafit të xhirimit, duke na parë në sy një nga një. Pastaj ai u largua. Ai u kthye menjëherë dhe tha përsëri të njëjtat mallkime. Kur punëtorët e grupit dëgjuan mallkimet e tij, ata u tronditën dhe askush nuk foli,”-ka thënë punonjësi.

Mediat turke shkruajnë se zyra e Kryeprokurorit ka nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi”.

Nga ana tjetër, aktori është shprehur se këtë deklarata janë marrëveshje dhe të ekzagjeruara, të cilave nuk duhet t’i besojnë askush.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sarp aktori më i paguar në sezon

Aktorët turq dhe pagesat e majme për një serial