MENU
klinika

I njëjti 'skenar' si në Fier, Lushnjë e Patos

Alarm mjedisor në Vlorë, merr flakë fusha e mbetjeve urbane!

04.10.2021 - 11:55

Në Vlorë është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve urbane, duke bërë një alarm mjedisor. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku aktualisht duket vetëm një zjarrfikës. Zjarri ka nisur që prej orës 7:30 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që dyshohet se është e qëllimshme.

Nënkryetarja e bashkisë së Vlorës, Aulona Veizaj, tha në një prononcim për mediat se zjarri është i qëllimshëm dhe se dëmet janë të konsiderueshme. E pyetur nëse wshtw gati landfilli gati për depozitimin e mbetjeve, Veizaj tha se për momentin janë në emergjencë e po punojnë që të shuajnë flakët.

‘Mendoj se është e qëllimshme dhe i lajmërojmë të gjithë që mos të bëjnë gjëra të tilla pasi dëmet janë të konsiderueshme. Ky është një incident i krijuar nga vetë njerëzit.  Ne jemi këtu në emergjencë po punojmë për izolimin dhe kaq mund të them.’- tha Veizaj.

Banorët pranë fushës së mbetjeve kanë hedhur akuza se zjarri është vendosur nga vetë punonjësit në këtë fushë mbetjesh, e ndërsa thonë se kjo zonë më parë ka qenë një fushë me lule.

“Plehrat kanë shumë kohë, ndërsa zjarri është shfaqur qe dje. Që kur erdhi Dritan Leli si kryetar i Bashkisë, gjendja u stabilizua, po sot në mëngjes kur del era, mbyll dritaret dhe rri brenda.

Km 23 vjet këtu, aty ku janë plehrat ka qenë fushë me lule, po filluan t’i hidhnin plehrat nga pak e nga pak aty, i digjnin gjithmonë, Leli i fiku zjarrin, vuri nga 2 policë që të mos i vinin zjarrit, por era binte ana. Vjen një erë e qelbur, që nuk durohet. Vendi ka qenë i pastër, kemi bërë edhe protestë na thotë “do i heqim”. E kanë vënë zjarrin ato që marrin mbeturinat e i shesin”.

Mbyllim dyer dritare, se s’rrimë nga era e keqe, deri sa ndryshon drejtimi i erës”, tha disa prej qytetarëve.

Ky zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorës, duket se është i njëjti skenar si ai i rasteve në FierPatos dhe Lushnjë, ku zjarret shkaktuan vërtet situatë të rëndë. Në Fier flakët zgjatën me ditë të tëra dhe e mbushën qytetin me një re të zezë tymi. Ndërkohë që shuarjes përfundimtare të zjarrit, mbetjet filluan të transportoheshin në incinerator.  Djegia e mbeturinave në këtë fushë vijoi prej 5 ditësh ku për banorët dhe ambientalistët ky rast ka qenë një rrezik ekstrem pasi me djegien e plastikës prodhohen disa nga helmet më të rrezikshme në planet siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene.

Ndërkohë zjarri në Lushnjë prej ditësh mbuloi zonëm me tym të zi dhe erë të keqe, ku më e prekur ishte lagja ’18 Tetori’ e qytetit.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall