17.10.2021 - 16:17
Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.
Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada shkruan se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për një demokraci të fortë.
“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të forte, Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet lokale në të gjithë vendin”, shkruhet në njoftim nga Ambasada Amerikane.