MENU
klinika

“M’u ofrua një rol, por nuk pranova”

Pse Ami nuk merr pjesë në filmat e Ermalit?

20.10.2021 - 09:08

Amarda Toska ka zhvilluar një karrierë të suksesshme si moderatore. Vitet e fundit, ajo është tërhequr nga ekrani për t’ju përkushtuar biznesit. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, Ermali është angazhuar në kinematografi. E ftuar ditën e sotme te Rudina, Ami ka folur dhe për mundësinë e angazhimit si aktore.

“Me thënë të drejtën ka pasur një propozim në filmin e parë për një rol episodik që unë nuk pranova. Kisha arsyet e mia në atë periudhë, isha me vajzën e vogël dhe jo vetëm kjo, por që nuk mendoja që duhet ta luaja atë rol pikërisht në filmin e Ermalit, tek filmi me Elvanën “Dy gisht mjaltë”.”, tha Ami.

Ajo dha edhe një shpjegim pse nuk dëshiron të marrë pjesë në filmat e bashkëshortit. “Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigja më vjen shumë spontanisht sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punë e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion.

Amarda dhe Ermali gjejnë mënyrën më origjinale për të shijuar pasditet në fundjavë - Revista Who

Është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër do jetë dhe djali, kështu që… Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër. Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet.“, tha Ami.

May be an image of 2 people and people smiling