MENU
klinika

E para vulë në botë!

Ankand pullës së parë postare

26.10.2021 - 13:32

          Për të gjithë të apasionuarit pas koleksioneve të famshme të pullave postare, vjen lajmi i shumëpritur!

Del në ankand pulla e parë postare në botë – “Penny Black”, e papërdorur, është pjesë e një dokumenti që pritet të shitet, nga 4 deri në 6 milionë funte.

Ajo ishte pulla e parë postare në botë e njëherësh edhe fleta e parë e printuar.

Është pjesë e një punimi të njohur si ”Dokumenti Wallace”, qe erdhi nga libri i dosjeve të reformatorit kryesor britanik të postës, deputetit Robert Wallace.

Ajo shtyp më 1840, por është ende në gjendje krejtësisht të padëmtuar.

Besohet se ka vetëm dy ekzemplarë të tjerë të përsosur ”Penny Blacks”, të paplotësuar nga shtypja e parë, të dyja gjenden në koleksionin e Muzeut Postar Britanik.

Dokumenti ”Wallace” është në pronësi të filatelistit biznesmen, Alan Holyoake.

Si një nga koleksionistët kryesorë në botë të pullave, ai ka parë shumë sende të rralla në kohën e tij. Por për të, kjo është shumë e veçantë:

”Është një ikonë botërore, sepse në të vërtetë është vula e parë. Pra, është një pullë që erdhi nga fleta e parë e pullave që u shtypën”, thotë ai.

Holyoake e bleu ”Dokumentin Wallace” dhjetë vjet më parë, për më pak se 50,000 funte.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit