MENU
klinika

"Mirëmëngjes yll"

‘Ankesa’ e Lorit për Arbanën mund të jetë trendi i radhës

30.10.2021 - 07:30

“Mirëmbëma yje”, kështu e nis thuajse çdo herë moderatorja Arbana Osmani komunikimin me banorët e shtëpisë, në spektaklet e “Big Brother VIP”, e kjo duket se është kthyer në një fjali karakteristike të moderatores.

Mirëpo, Lori Hoxha, producentja e formatit, ka ‘pakënaqësi’ lidhur me këtë, por aspak lidhur me punën. Në një postim në Instagram, ku Lori shihet duke konsumuar kafen e mëngjesit, shkruan me humor, “Është gjithçka në rregull, deri kur Arbana Osmani nuk më thotë ‘Mirëmëngjes yll’”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Moderatorja ia ka kthyer po ashtu me humor, duke i shkruar “Lori në dhomën e rrëfimit”. Kjo tregon edhe një herë marrëdhëniet e mira mes tyre dhe përkushtimin për punën në “Big Brother VIP”, pasi edhe batutat e gjithçka tjetër lidhet me të.

Ndërkohë, nuk do të çuditeshim nëse edhe këtë herë Lori Hoxha nis një trend të ri, pasi kjo nuk do të ishte hera e parë. Kujtojmë, që pas hyrjes së Bora Zemanit në “Big Brother VIP” për të takuar Donaldin, batuta e Lorit “Mirëmëngjes vetëm Bora Zemanit”, u kthye në trend, e postime të ngjashme i pamë kudo për disa ditë rresht.