Në Romë nisën sot punimet samiti i G-20-ës. Udhëheqësit botërorë u përqëndruan në çështje si pandemia e koronavirusit, rimëkëmbja e ekonomisë pas COVID-19-ës, ndryshimet klimatike dhe norma minimale globale e taksës ndaj korporatave.
Në Romë nisën sot punimet samiti i G-20-ës. Udhëheqësit botërorë u përqëndruan në çështje si pandemia e koronavirusit, rimëkëmbja e ekonomisë pas COVID-19-ës, ndryshimet klimatike dhe norma minimale globale e taksës ndaj korporatave.
Presidentit amerikan Joe Biden, i cili po merr pjesë në këtë samit, zhvilloi takimeve të veçanta me kancelares gjermane Angela Merkel, Presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për të diskutuar hapat e ardhshëm mbi programin bërthamor të Iranit.
Kryeministri italian Mario Draghi e hapi forumin me një thirrje të fortë për përpjekje të dyfishuara për të shpërndarë vaksina në vendet e varfra.
Ai nënvizoi se ndërsa 70% e popullatës në vendet e pasura janë vaksinuar, në vendet e varfra është vaksinuar vetëm 3% e popullatës, duke e quajtur atë “moralisht të papranueshme”.
Zoti Draghi bëri thirrje për një angazhim të ri për bashkëpunimin shumëpalësh.
Italia shpreson që G-20 të ndërmarrë zotime të rëndësishme nga vendet që përfaqësojnë 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivel global, dhe që njëkohësisht janë përgjegjëse për rreth të njëjtën sasi të emetimit të gazit karbonik në atmosferë, përpara konferencës së OKB-së për klimën që fillon të dielën në Glasgou të Skocisë.
Pjesa më e madhe e udhëheqësve të shteteve dhe qeverive që ndodhen në Romë do të shkojnë në Glasgou sapo të përfundojë G-20. Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping po marrin pjesë në distancë.
Në prag të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se takimi i Glasgout rrezikonte të dështonte për shkak të angazhimeve ende të vakëta nga ndotësit më të mëdhenj të planetit.