Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë një 20-vjeçar banues në Kurbin është arrestuar pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shëngjinit “, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Ndërkohë në Kurbin, efektivët e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin M.P., 41 vjeç, banues Fushë Mamurras, Kurbin pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.P.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.M., 18 vjeç, banues në Mirditë, pasi në hyrje të Rrëshenit duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka humbur kontrollin duke goditur automjetin tip “Fiat” , ku për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasit P.P., dhe L.P. dhe T.M.