24.10.2021 - 10:49
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje. Ngjarja ndodhi më 10 korrik të këtij viti në vendin e quajtur lagja “Mirdita” në qytetin bregdetar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet L. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
I riu pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës.