MENU
klinika

Aksin Lushnjë-Fier/ Arsyeja

Mbyllet përfundimisht kryqëzimi i ‘pushimit të shoferit’

22.10.2021 - 19:11

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mbyllur kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’.

Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk ka as një rrugë alternative.

Në këtë mënyrë banorëve të zonës u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës.

Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se “kryqëzimi është mbyllur me kërkesë të Policisë Rrugore për shkak të aksidenteve të shumta dhe të vazhdueshme, me qëllim rritjen e sigurisë në këtë aks”.

Sa i përket pretendimit të banorëve për mbikalimin, ARRSH-ja bën të ditur se është pjesë e projektit të ri që po hartohet për autostradën Milot-Fier. Pak kohë më parë Kryeministri Rama është shprehur se gjatë mandatit të tretë qeverisës do të nisë ndërtimi i kësaj autostrade.

Ndërtimi i autostradës në projekt ka një mbikalim i cili është 200 metra larg kësaj nyje, e cila prej gati 20 vitesh nuk funksionon.

Ndërtimi i këtij mbikalim do të ishte alternativë për mbi 100 mijë banorë të zonës që preken nga mbyllja e kryqëzimit të pushimit të shoferit.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin