Arsenal vijon me rezultatet e mira në Premier League. Londinezët fituan sot 2-0 në një transfertë të vështirë me Leicester. Një sukses që ngjit të besuarit e Mikel Artetas në vendin e pestë, vetëm 5 pikë larg kreut.
Topçinjtë kanë shënuar dy gola në harkun e 13 minutave me Gabriel (5′) dhe Smith Row (18′). Merita për avantazhin e dyfishtë të londinezëve është edhe e portierit Ramsdale, i cili ka bërë dy pritje të pabesueshme në fundin e pjesës së parë. Trajneri i Dhelprave, Rodgers, nuk u ka besuar syve.
Ritmi i lojës nuk ul aspak në pjesën e dytë, por nuk pati më gola. Arsenal e nisi shumë keq, me 3 humbje radhazi, por tashmë nuk ka humbur që nga 28 gushti, duke rikuperuar plot 15 pozicione dhe futet në garë minimalisht për një vend në Champions.