MENU
klinika

Ekzekutimi i Demir Backës në Fier dhe torturimi i biznesmenit në Nikël

Artan Hoxha: Do ketë viktima nëse nuk kapen autorët e…

25.10.2021 - 14:46

Gazetari Artan Hoxha thotë se për ekzekutimin e biznesmenit Demir Backa, ngjarje që tronditi Fierin të shtunën, personat që kanë kryer porosinë, ekzekutimin dhe djegien e makinës janë të ndryshëm.

Sipas gazetarit, rolet e personave që kanë marrë pjesë për të kryer këtë atentat kriminal kanë qenë të ndara dhe të mirëpërcaktuara.

Artan Hoxha deklaron se personat që kanë djegur makinën e përdorur nga ekzekutrët janë paguar vetëm për të zhdukur gjurmët në të duke i vënë flakën dhe për të krijuar konfuzion te policia. Këta persona tha Hoxha nuk kanë ansjë lidhje me ekzekutimin e biznesmenit.

“Kemi të bëjmë me një familje që janë shumë të fuqishëm financiarisht. Janë shqiptarët e Kosovës të vendosur në Fier dhe janë bërë shumë të fuqishëm. Personat që janë goditur i kanë të gjitha mundësitë për të krijuar një zinxhir që do kishte pasoja.

Aty thuhet kanë ikur në drejtim të Vlorës. Po kush i pa që kanë ikur në drejtim të Vlorës. Makina e atentatit çohet në një drejtim tjetër ndërsa makina është çuar në drejtim tjetër. Ata kanë ikur në drejtim të fshatit Daullas. Fieri është një qytet që ka më shumë hyrje dhe dalje në Shqipëri. Ngjarjet në Fier janë shumë të sofistikuara. Ai që ka djegur makinën ka pasur vetëm atë detyrë, të djegë atë makinë”, tha Hoxha, në ‘ABC news’.

Gazetari deklaron se vendi ku ka ndodhur krimi është i pajisur me kamera sigurie si dhe që targat e Kosovës që përmenden në hetime kanë lidhje me origjinën e viktimës, i cili është mes shqiptarëve të Kosovës të vendosur prej vitesh në Fier.

“Makina është me targa të Kosovës sepse viktima është me origjinë nga Kosova. Subjekti ku ka ndodhur ngjarja ka kamera sigurie. Automjeti është me numër shasie të fshirë. Autorët janë kujdesur të fshijnë edhe numrat e armëve. Unë besoj se me autorët e kësaj ngjarje ose kush fshihet pas kësaj ngjarje kemi të bëjmë me organizatorë, financues dhe ekzekutorë. Nëse kapen autorët ti nuk shkon dot te porositësi dhe te financuesi. Ngjarjet e fundit, kanë dëshmuar se kemi vrasës me pagesë që nuk janë kapur. Në rastin e Backajve është e vështirë të përdorësh vrasës lokalë. Duhet të ndërtosh një skemë që të jetë më e vështirë për t’u zbuluar.

Ti mund të shoqërosh 25 veta atje por ato nuk kanë asnjë vlerë. Policia do ketë avantazh nëse i bind familjarët të bashkëpunojnë. Kjo ka hapur probleme të mëdha në Fier. Palët e përfshira kanë para, logjistikë, burime njerëzore të mëdha. Kanë lidhje te forta në politikë në gjyqësor. Prandaj Fieri është aq i ndërlikuar. Sepse është i ndërlidhur me shumë interesa. Ekzekutimi në atë formë është jashtë rregullatorit të asaj që ndodhte deri tani në Fier. Në Fier që dje ka pasur një formë rivlerësimi të masave të sigurisë. Njerëzit në qytet janë spostuar në zonat e veta“, tha Artan Hoxha.

GRABITJA DHE DHUNIMI I BIZNESMENIT NE NIKEL

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “ABC news” u shpreh se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet nga policia do të çojë në viktima. Hoxha tha më tej se autorët kanë pasur informacion se biznesmeni kishte një shumë të madhe parash në shtëpi dhe momenti nuk është zgjedhur rastësisht.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Për më tepër në familjen e një biznesmeni. Nuk mund të them sa persona kanë qenë, roli që kanë pasur. Këto ngjarje edhe me 4-5 veta bëhen, boll të jesh i sprovuar dhe motivuar për ta bërë. Në rastin konkret e kanë ditur me cilin kanë të bëjnë dhe nuk është kollaj të kryesh krime në Nikël.

Përveç banorëve të zonës. Është e vështirë, dikë duhet të pyesësh. Aq më tepër me personin në fjalë, ka qenë punonjës policie. Pamja ka qenë e mbuluar me kamera sigurie, këtë e kanë ditur mirë edhe autorët. Ata kanë vepruar të veshur me uniforma policie, ka shumë ngjarje që nga Enver Stafuka, që e rrëmbyen. Çangu tha se nëse nuk e zgjidh shteti, do ta zgjidh unë, “nuk e fal gjakun”. Ai jep një alibi dhe e lidh pjesën e gishtit me faktin që nuk gjente çelësin e kasafortës. Të dhënat e tyre përputhen.

Edhe familjarët japin të njëjtat dëshmi. Objektivi i tyre primar ka qenë marrja e parave, nga e dinin që mbante shumë të mëdha dhe kasafortë? Në të kaluarën është thënë se Çangu ka aktivitet dhënien e parave me fajde. Ata ose kanë pasur informacion që sasi parash, se ngrihet pyetja përse tani? Shuma dimë se është më e madhe se 120 mijë euro. Duket një ngjarje më e vështirë se vetë grabitja vendi ku hynë, zona.

Çangu tha se ishin me dialekt nga zona e Kurbinit ose malësia e Krujës, ai dha një lloj identikiti. Ai është përleshur me ata, ai tha njërin e ka kafshuar në krah. Ata e mposhtën vetëm me dhunë atë. Ai dukej se ishte bërë një kasaphanë. Nëse kjo ngjarje nuk zbulohet do të çojë në viktima sepse nuk ta fal kush. Mua më shumë më tmerron fakti i guximit të atyre që e bënë” tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet për vrasës me pagesë. Lihen të lirë 23 të shoqëruar

Shpallen në kërkim 2 persona për ekzekutimin e Demir Backës

Grabitja në vilën e biznesmenit në Fushë-Krujë

Nazmi Çangu: U zgjova me kallashnikovin tek koka!