MENU
klinika

Lidhjet e viktimave me vrasjet e bujshme

Atentati që tronditi mbrëmë Elbasanin u porosit nga Dubai

05.10.2021 - 09:50

Zbardhen detaje të reja nga atentati i mbrëmjes së kaluar në hyrje të Elbasanit, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të dy me precedentë kriminalë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Lulzim Bitri është vëllai i E. Bitrit, i cili dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibejt, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri, dhe shtetasit turk.

Ndërkohë, siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Lala, viktima e dytë, që ndërroi jetë më vonë te Spitali i Traumës, në Tiranë, Ardian Çollaku, është hetuar më herët nga Prokuroria e Elbasanit si personi që ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Everest alias Ibrahim Çakaj.

Ndërkohë, atentati ndaj Bitrit dhe Çollakut është filmuar nga kamerat e karburantit aty pranë. Në video shfaqen dy perasona të maskuar, që qëllojnë me breshëri armësh. Nga ana tjetër, gazetarja Lala mëson se vëllai i Lulzim Bitrit ndodhet në Dubai dhe dyshohet se vrasja është porositur prej andej.