MENU
klinika

"Do ta bëjmë me grusht të hekurt!"

Balluku njofton aksionin që do të nisë nesër policia

21.10.2021 - 17:04

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga nesër policia do të dalë në terren me “grusht të hekurt” kundër transportit informal, automjeteve që veprojnë pa licencim.

Ministrja Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sektor paralajmëroi se do të veprohet me “grusht të hekurt”.

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me grusht të hekurt, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha ministrja.

Pak ditë pasi Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mblodhi në një takim palët për t’u njohur konkretisht me kërkesat e tyre.

Shoqata kërkoi indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit.