MENU
klinika

Basha sfidon Ramën

“Bëhu burrë e voto vetingun, unë e bëj i pari, ti i dyti”

28.10.2021 - 11:53

Kreu i PD lulzim Basha i ka bërë një sfidë të hapur kryeministri Edi Rama lidhur me vetingun. Ai i ka kërkuar që ta votojë dhe nëse do që t’u mbyllë gojën për akuzat në lidhje me krimin, ta bëjë vetingun i dyti pas Bashës.

“Meqë se di se ça bankomati ishte bashkia e tiranës kur ishte ti, meqë e humbe, meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bërë pazare për masakrën. Meqë pretendon të kundërtën dhe më thua mendohu mirë, bëhu ti burrë njëherë dhe votoje vetingun e politikanëve, ti marrim me rradhë, dhe ndryshe nga rregulli vjetër të mos e fillojmë nga plaku por nga i riu e bëj unë i pari, bëje ti i dyti dhe pastaj të tjerët me rradhë nga i pari te i fundit. E ke fare të thjeshtë do ti japësh fund këtij monologu që bën këtu, të ka shteruar mundësia për të mos përsëritur të njëjtat figura letrare, voto vetingun lëri demokratët se i kanë gjëra te qarta dhe ska gjë që të të shpëtojë ty nga vendimi i tyre për të të rrëzuar ty”, tha Basha.

Ishte Rama ai që i tha Bashës i pari “që të bëhet burrë” ku duke iu përgjigjur akuzave të tij, kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit citoi një frazë nga Kanti duke thënë se ai që të akuzon për diçka mund ta ketë bërë vetë. Rama u shpreh se Basha duhet të bëhet të paktën njëherë burrë dhe të matet mirë para se të nxjerrë gjuhën për të folur për diçka.

“Mate mirë kur flet për rrathë të afërmish që merren me ndarjen e indlugjencave nga zyra e Bashkisë. Sa për pranë njerëzve, nuk ma tregon dot mua. E them me shumë krenari, sa km dhe sa njerëz kam takuar për shkak takuar, nuk i kanë takuar të gjithë kryeministrat në historinë e politikës shqiptar. Nuk del dot nga zyra t’i të takosh njerëzit e partisë tënde. Të paktën dili zot njerëzve të tu që i ke 95%. Mos hajde këtu të ndysh shtëpitë e shqiptarëve, ul e ngri hajduta dhe kriminela, se nuk ta ka borxh njeri Lulzim. Nuk ta ka fajin njeri për humbjen. Me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush, je vetë arsyeja e humbjes. Jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë, për të respektuar ty dhe partinë tënde. Por që kjo të jetë partia më e bukur e lindjes, ‘Give me a break’. Ti mund të jesh lindja, por flit dhe bëhu burrë mos u sill sikur je ende në pelenat e mjekut. Eja këtu me argumente” – tha Rama.