MENU
klinika

"S'kam hallin tënd dhe të Ilir Metës"

Berisha i caktoi datën e Kuvendit Kombëtar, Basha i kujton mesazhin me ‘Trekëndëshin e Bermudës’

29.10.2021 - 19:49

‘Shqipëria, s’mund të mbetet peng i askujt’, kështu thotë kreu i Partisë Demokratike, pas deklaratës së Sali Berishës në Lezhë, i cili tha se më 11 dhjetor do të mbledhë Kuvendin e Kombëtar të PD-së. Basha, ka publikuar në rrjetet sociale, fjalën e tij në Kuvend një ditë më parë, ku theksoi se Berisha-Meta-Rama, janë trekëndëshi i Bermudës, dhe se kanë ndihmuar që kreu i qeverisë të jetë në pushtet. Basha nënvizon se fati i shqiptarëve, nuk mund  të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë.

‘Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. Fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë!’- shkruan Basha.

‘Ke hall ti historinë e PD-së. Thuaje më ka marrë malli për Sali berishën dhe Ilir Metën. Shko dhe ti në foltore dhe bëj foltoren tëndë. Qani hall të tre, bëni trekëndëshin e Bermundës. Unë s’jua qaj dot hallin. Të paktën dil hapur dhe mos u fshi. Unë sta plotësoj dot, mua do më kesh përballë që të munda në vitin 2011. Disa miq i ke ti por disa miq i kam edhe unë. Nëse unë të dukem i fortë nuk është faji im, por i dobët s’kam qenë asnjë herë. Kam dhe unë pjesën time të fajit që ti je këtu, por kam pjesën më të vogël, pjesën më të madhe të fajit e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës’, -tha Basha dje në Kuvend.