23.10.2021 - 13:26
Bora Zemani hyri brenda shtëpisë më të famshme për të takuar mikeshën e saj, Semin. Por Arbana i bëri një ftesë edhe Donaldit për t’u takuar dhe ai pranoi. Bora po ashtu dhe aq u desh që banorët të gëzojnë.
Donaldi i dhuroi një trëndafil dhe biseda e tyre ishte më romantikja.
Bora i rrëfeu se i është bërë ëndrra realitet pasi po e vëzhgon 24 orë, ndërsa ai nuk di asgjë për të. Donaldi u përpoq edhe t’i rrëmbejë një puthje dhe pas shumë shikimesh e deklaratash herë të stepura herë më të drejtëpërdrejta, puthjen e mori.
Të dy i kanë premtuar njëri-tjetrit, të takohen sapo të dalin jashtë.