MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Boronicat ulin tensionin e gjakut?

05.10.2021 - 11:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Boronicat ulin tensionin e gjakut?

Mjeku:Studimet thonë se ngrënia e një filxhani çaji me boronica (ose 200 gramë) çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Kjo sasi boronicash arrin të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe të ulë nivelet e tensionit sistolik të gjakut. Këto studime janë bazuar në eksperimente të kryera tek burra dhe gra. Ata kanë konsumuar këtë sasi boronicash çdo ditë për një muaj me rradhë. Sipas ekspertëve, tensioni i gjakut përmirësohet në vetëm 2 orë pas konsumit të boronicave në formë të plotë ose si lëng.

Gjatë konsumit mujor të boronicave tensioni sistolik mund të bjerë mesatarisht me 5 mm/hg. Një efekt i ngjashëm ky me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë. Ekspertët thonë se ky përfitim i boronicave i atribuohet nivelit të lartë të antiksidantëve. Këto janë përgjegjës edhe për ngjyrën e errët të boronicave.

Antioksidantë të tillë gjenden edhe tek fruta të tjera të pyllit siç janë manaferrat por boronicat kanë nivelet më të larta. Këto antioksidantë përmirësojnë funksionin e qelizave në shtresën e brendshme të enëve të gjakut dhe lehtësojnë qarkullimin e pandërprerë të tij. Këshillohet të mos anashkaloni kueshillat e mjekut dhe medikamentet që ai mund t’ju japë për tensionin

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim