MENU
klinika

'Dyfishohet ushtria mbrojtëse"

Brataj: Vaksina kundër gripit dhe kovid mund të bëhen njëra pas tjetrës

15.10.2021 - 12:11

Mjeku i njohur Skënder Brataj deklaroi se vaksinat e gripit dhe COVID mund të injektohen brenda një sezoni tek i njëjti individ, madje edhe në periudha të afërta. Brataj u shpreh se ato nuk e dobësojnë imunitetin, përkundrazi i ofrojnë mbrojtje të dyfishtë.

“Çdo vit përgatitet vaksina e gripit sepse çdo vit pëson mutacione. Nuk është ky problemi i shëndetësisë apo i shkencës. Problemi është i kontrollit. Sa më pak vdekjeprurës të jetë virusi aq më keq është të izolohet. Delta nuk e ka më atë dominancën mbi viruset e tjera të gripit. Është e këshillueshme sepse problemi ishte a mund të vaksinoheni edhe ndaj gripit kur vaksinohemi ndaj COVID.

Vaksinat mund të merren edhe në periudha të afërta. Por kur bëhet vaksina nuk duhet të kesh shenja apo simptoma. Por mund të bëhen brenda 15 ditësh njëra nga tjetra. Ato e forcojnë imunitetin dhe nuk e dobësojnë. Është njësoj si të kesh një ushtri dhe të si kesh dy”, tha Brataj.

Ai u shpreh se thirrjet në qendrën Kombëtare të Urgjencave kanë rënë. Brataj tha se ka ende individë që vazhdojnë të qëndrojnë në spital edhe pse kanë forma të rënda të sëmundjes, duke kaluar kështu nga format e zgjatura të COVID deri te fatalitetet.

“Thirrjet kanë rënë, edhe numri i vizitave. Ne shkojmë në banesë edhe për COVID. Fakti që edhe në spitalet COVID numri i pacientëve është në ulje. Pati një rritje të imunizimit natyral. Fëmijët kanë një imunitet natyral.

Për shkak se grupmoshat më të ekspozuara janë grupmoshat e reja. Faktet e humbjeve të jetës kanë ndryshuar krejtësisht. Vazhdon akoma të ketë njerëz që rrinë në shtëpi deri në momentet e fundit. Rreziqet i kanë të njëjta. Një person që shtrohet në spital me formën e rëndë, ka një kohë të gjatë për t’u rikuperuar. Gjendja është kjo edhe ata që nuk e kanë kaluar duhet të mbrohen sepse COVID merr jetë akoma. Ata që kanë patologji shëruese. Edhe vetë grupi i rrezikon jetën”, deklaroi Brataj.