Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.
Bukuroshja ditën e djeshme festoi ditëlindjen he ashtu siç zakonisht ajo bën, festa është tepër e veçantë. Këngëtarja nuk ka zgjedhur ta festojë në Shqipëri, por jashtë dhe pikërisht në Dubai.
Teksa ka postuar disa Instastory, Enca ka treguar pamje nga festa “e çmendur” e ditëlindjes së saj.
Rikujtojmë se, para pak kohësh Enca ‘ngacmoi’ ndjekësit e saj me një pyetje duke ju kërkuar atyre opinion për një ndryshim drastik. Me anë të një Instastory, këngëtarja ka pyetur ndjekësit e saj për ndonjë model interesant të flokëve të saj.
E duket se këngëtarja më në fund e vendosi se çfarë ndryshimi do t’i bënte flokëve të saj. Disa ditë më parë në llogarinë e saj në Instagram, Enca publikoi disa fotografi ku shfaqet me flokët e saj të gjatë në një model të thjeshtë dhe një ngjyrë pak më të hapur se e zakonshmja.
Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka plot 2 muaj nga lançimi dhe ka arritur afro 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.