MENU
klinika

EMA miratoi dozën e tretë të Pfizer

Çfarë do ndodhë me shqiptarët që kanë marrë vaksinën kineze?

05.10.2021 - 18:22

Pasi EMA aprovoi përdorimin e një doze të tretë të vaksinës Pfizer tek personat mbi 18 vjeç që kanë imunitet të dobët, sot në Zona Zero në Top News, foli zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tregoi se çfarë do të ndodhë në Shqipëri.

Ajo tha se të gjithë grupet e riskut, ku futen personat me imunitet të dobësuar, do të bëjnë një dozë të tretë, por për momentin është dhënë leja vetëm për vaksinën Pfizer e Moderna.

“Ata që kanë një imunitet të dobësuar, që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe që rrezikojnë më shumë nëse s’marrin një dozë të tretë. Pra një dozë e tretë do i rriste imunitetin. EMA ka miratuar për vaksinën Pfizer dhe Moderna. Vlerësohen grupet me imunitet të kompromentuar,” tha TOmini..

Çfarë do ndodhë me ne në Shqipëri ku një pjesë e madhe janë vaksinuar me vaksinën kineze?

Është e rëndësishme të kemi një stok të vaksinave, dhe qeveria shqiptare i ka bërë të gjitha përpjekjet që të kemi 3 milionë vaksina brenda 2021. Oferta kundrejt kërkesës aktualisht është më e madhe. Rekomandimi që japin ekspertët më të mirë në vend shkon për grupet e riskut. Rekomandimi i EMA-s është për Pfzier dhe për Moderna. Janë ekspertët ata që do të thonë nëse do të bëhet një dozë e tretë për ata që kanë bërë vaksinën kineze SINOVAC.

Kur mund të ketë një vendim nga komiteti i vaksinimit për dozën e tretë në Shqipëri?

Takimet mes ekspertëve janë dinamike dhe në varësi të situatës do të merret një vendim. Situata përvijon me një trend rritës por i qëndrueshëm prej javësh. Situata në spitale reflektohet me 185 individë të shtruar, dhe 35 prej tyre kanë kërkuar terapi intensive. Rastet e lehta menaxhohen nga mjeku i familjes. Pacientët që shtrohen kërkojnë trajtim të specializuar. Nuk duhet të neglizhojmë masat.