“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë është dhimbja e kokës me origjinë nga qafa?
Mjeku:Në rastin e dhimbjes cervikogjene shkaku është te qafa,qafa është burimi I dhimbjeve.Për këtë arsye ne nuk e zgjidhim dhimbjen cervikogjene duke përdorur qetësues,sepse nuk korrigjojmë shkakun por thjesht e vendosim në gjumë dhimbjen për pak kohë derisa ajo të zgjohet përsëri.Në fakt dhimbja është një alarm ashtu sic vendosim alarmin në mëngjes që të zgjohemi për të shkuar në punë,të njëjtën rol ka dhimbja.Është alarmi që duhet të na zgjojë për të shkuar te mjeku.Nëse ne në mëngjes e fikim alarmin dhe flemë më shumë gjumë,shefi do na bëjë kritika,e njëjta gjë te dhimbja,nëse ne pimë një qetësues,thjesht e kemi fik alarmin(dhimbjen) por kritika nga trupi ynë do ti marrim,po kështu edhe nga mjeku kur të shkojmë.Kjo sepse ne I kemi dhënë avantazh sëmundjes,e kemi ndihmuar që ajo të avancojë,e nëse e lejojmë që ajo të avancojë vjen një moment që ajo mund të fitojë dhe ne të dorëzohemi përballë saj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim