MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është “Perdja e Syrit”?

23.10.2021 - 13:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë është “Perdja e Syrit”?

Mjeku:Kur një person vuan nga “Katarakti” ose nga “Perdja e Syrit”, lentja e syrit të tij duket si e mbuluar nga retë dhe për pasojë shikimi bëhet i turbullt.

Në fakt kur degjojmë që dikush ka “Perde ne Sy”, automatikisht mendojmë se bëhet fjalë për një person në moshë të thyer. Në fakt ekziston një formë e “Perdes së Syrit” që prek moshat mbi 55 – 60 vjeç dhe shkaku lidhet vetëm me ndryshimet në metabolizmin e lentes kristalinë që ndodhet në sy, pikërisht si pasojë e moshës.

Gjithashtu ekzistojnë shkaktarët e “Perdes së Syrit” në moshat e reja dhe kjo është mjaft e rëndësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim