MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë të bëj para mamografisë?

06.10.2021 - 07:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë të bëj para mamografisë?

Mjeku:Përpara kryerjes së mamografisë ajo duhet të ndjekë këto dy këshilla të thjeshta.

Rroba të Përshtatshme
Përpara se të shkoni tek mjeku për mamografinë, ekspertët rekomandojnë të vishni rroba të përshtatshme. Pra duke qenë se gruaja do të zhvishet nga mesi e lart, ekspertët thonë që ajo do të ndihet më rehat nëse është e veshur nga mesi e poshtë. Ju mund të vishni pantallona ose fund dhe një bluzë pambuku, ose çdo gjë që ju bën ju të ndiheni të qetë.

Jo Anti-Djersë
Ekspertët këshilllojnë që të mos aplikoni anti-djersë sepse disa përbërës të tyre dalin gjatë analizës dhe i bëjnë rezultatet të vështira për tu kuptuar e jo normale. Mamografia mund të jetë e parehatshme e shpesh e dhimbshme për disa. Nëse e shihni të udhës dhe me këshillën e mjekut mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim