MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë vitaminash të marr pas COVID-19?

06.10.2021 - 07:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë vitaminash të marr pas COVID-19?

Mjeku: Ata të cilët janë prekur nga covid 19 , manifestojnë simptoma për një periudhë disa javore edhe pasi e kanë kaluar sëmundjen.

Mjekët i rekomandojnë pacientët të vijojnë trajtimin me vitamina si zink ,vitamina D magnez pasi simptomat post covid përveç lodhjes së vazhdueshme vijojnë edhe në sistemin nervor apo dridhjen e gjymtyrëve , çrregulim të tensionit e të tjera.

Të lodhur nga medikamentet e shumta me të cilat janë trajtuar gjatë sëmundjes , pacientë post covid kërkojnë më tepër shtesa ushqimore që janë produkte bimore të cilat eleminojnë kollën, lehtësojnë frymëmarrjen dhe simptoma të tjera post covid .

Tanimë edhe mjekët e familjes i orientojnë pacientët e tyre drejt këtyre suplementeve për të detoksifikuar organizimin nga trajtimi i gjatë medikamentoz që kanë marrë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim