MENU
klinika

Kriza energjetike përfshin botën

Çmimet arrijnë rekorde, rritja e tyre pritet të vijojë

04.10.2021 - 19:27

Rihapja e ekonomive pas situatës së pandemisë duket se po i vendos vendet europiane, por edhe Kinën, përballë një krize të re, atë energjetike. Çimimi i energjisë ka arritur në nivele rekord dhe sipas parashikimeve pritet që rritja të vijojë edhe në ditët në vijim.

Shkaku lidhet me rritjen e çmimeve të karbonit, gazit dhe qymirit si rezultat i rritjes së kërkesës dhe uljes së ofertë për to. Situata e vështirë ka prekur të gjitha vendet e Europës duke nisur nga Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe deri tek Rumania e Bullgaria.

Çmimet e gazit në Bashkimin Europian, janë rritur me më shumë se 250% nga Janari i këtij viti Komisioneri për Energjinë në Bashkimin Europian, Kadri Simson deklaroi pak ditë më parë që kjo situatë: “Nuk është e mirë për ekonominë tonë”.

Shtete si Spanja, Italia dhe Greqia, por edhe të tjera janë duke planifikuar për të ndërmarrë masa, duke nisur nga subvencionet deri tek vendosja e tavaneve të detyrueshme të çmimeve. Ndërkohë, vende të tjera si Franca apo Italia janë duke planifikuar haritmin e paketave mbështetëse për të amortizuar pasojat e kësaj krize tek shtresat në nevojë.

Thuajse të gjitha vendet po blejnë energji me çmime stratosferike dhe nëse nuk do të ndërmerren masa këto kosto do të kalojnë tëk konsumatori fundor me rritjen e çmimeve.

Vendet e unionit kërkojnë që Bashkimi Europian të ndërmarrë hapa që shtetet të reagojnë në kohë dhe ta kundër-veprojnë këtë rritje çmimesh. Për ktë situatë, pritet një përgjigje në takimin që do të kenë përseri liderat e Bashkimit Europian gjatë muajit tetor për të gjetur një zgjidhje.