MENU
klinika

Disa sugjerime

Ç’mund të bëni nëse zyrtarisht ju ka kapur trishtimi i vjeshtës

30.10.2021 - 08:00

Nëse shihni një ndryshim masiv në humorin tuaj kur vera zyrtarisht ja lë vendin vjeshtës, mund të jeni të prekur nga çrregullimi emocional sezonal (SAD)- që do të thotë humori juaj s’është më ai i dikurshmi. Ndonëse në raste të rralla mund të bëhet serioz, ky ndryshim ka nevojë për thjesht përshtatje në stilin e jetesës. Çfarë mund të bëni nëse shumicën e kohës s’jeni në humor, mendimet pozitive janë larg dhe motivimi është thuajse zero?

1. Provoni terapinë e dritave në shtëpi.

Ndizni drita të dashura për syrin dhe krijoni atmosferë të ngrohtë brenda shtëpisë. Gjatë kësaj kohe lexoni, meditoni apo shijoni në gotë verë duke mos e parë dritën në sy. Do t’ju ndihmojë duke ju ndryshuar humorin.

2. Dil për ecje herët në mëngjes

Kursejeni gjumin për herë tjetër dhe mëngjeseve zgjohuni herët për një xhiro të shpejtë. Do të jeni më energjikë, do të çlironi gjithë mendimet negative dhe besojeni ose jo, dita do t’ju shkojë më e kthjellët.

3. Përpiqu të bësh diçka të mirë për dikë

Kjo, jo vetëm që do të ndryshojë humorin tënd, por do të të ndihmojë në afatgjatë. Studimet kanë treguar që njerëzit, sa më shumë para të mbajnë për veten aq më keq dhe të turpëruar do të ndihen përbrenda. Bujaria jo vetëm ju bën të dukeni bukur, por edhe më të shëndetshëm.

4. Lëvizni sa më shumë të jetë e mundur

Nëse keni ndryshime të dukshme humori, lëvizja është ushtrimi numër një për trupin dhe trurin. Duke aktivizuar muskujt, trupi do të ndihmojë trurin të jetë gjithashtu aktiv.

5. Planifiko një arratisje të vogël

Nëse ti e di që vjeshta/dimri s’janë periudha të mirë për ty, merr disa ditë pushim. Zgjidh një vend me mot të mirë dhe pusho për pak kohë. Efektet e asaj fundjave apo udhëtimi do të zgjasin për shumë javë dhe rrjedhimisht do të ndihesh më energjik dhe i lumtur.

6. Provo terapinë e të qeshurës

Duke qeshur sa më shumë do të zbusni tensionin brenda jush dhe do të mësoni t’i merrni gjërat më shtruar.

7. Ndrysho dietën ushqimore

Minimizo karbohidratet, sheqernat dhe ushqimet e konservuara. Konsumoni ushqime që kanë vitaminë D, omega 3, boronica dhe çokollatë të zezë.

8. Redukto kohën para ekraneve

Hiqe celularin, kompjuterin, TV dhe shlodhi sytë duke parë botën rreth teje.