Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një intervistë për Top Channel, tregon se përse e propozoi Gledis Nanon për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si pasardhës i të dorëhequrit Ardi Veliu.
Ministri Çuçi liston disa prioritete që e presin drejtorin e ri të policisë po ashtu ai flet edhe për disa ngjarje të fundit kriminale në vend që lidhen me tentativat e krimit të organizuar për të gjetur rrugë të reja në trafikun e lëndëve narkotike.
Zoti Ministër cila ishte arsyeja që i propozuat kryeministrit Rama emrin e Gledin Nanos për drejtor të Policisë së Shtetit?
Gledis Nano është një oficer karriere në Policinë e Shtetit dhe besoj së është njeriu i duhur për momentin pasi ka demonstruar që ka energji, përgjegjshmëri në kryerjen e detyrës duke e treguar dhe për këtë është vlerësuar gjerësisht për rezultatet që ka arritur si drejtor i Drejtorisë së Anti-terrorit. Unë mendoj që të gjithë këtë standard të lartë që krijoi për hir të së vërtetës Ardi Veliu në Policinë e Shtetit dhe unë mendoj që Ardi Veliu është ndoshta drejtori i përgjithshëm më i mirë që ka qenë në 30 vite në Policinë e Shtetit. Pra këtë standard këtë nivel që ka arritur besoj se Gledisi është njeriu i duhur që do ta shty përpara dhe do të vazhdojmë të kemi rezultate po kaq të mira gjithmonë në përmirësim të performancës së Policisë së Shtetit në funksion të qytetarit.
Në ditët në vazhdim ju do ta prezantoni Zotin Nano si drejtor të ri të Policisë së Shtetit. Çfarë do ti kërkoni? Ku duhet të fokusohet puna e tij?
As më shumë dhe as më pak atë që në fakt kemi parashtruar në programin qeverisës. Në radhë të parë është vendosja e plotë e kontrollit të territorit të Shqipërisë ku dy sfidat kryesore mbeten, kanabisi ende dhe mbi të gjitha kontrollet për ndërtimet pa leje të të gjithë territorin e Shqipërisë. Do t’i kërkoj ambicien që kemi për modernizimin e policisë shqiptare sidomos ne teknologji me dixhitalizimin dhe kjo është një sfidë shumë e madhe edhe një ambicie e imja si Ministër i Brendshëm por edhe në programin qeverisës. Padiskutim për të thelluar luftën ndaj krimit të organizuar. Kemi një bazë shumë të shëndosh për luftën me krimin e organizuar se tashmë jemi partner të besueshëm me të gjitha vendet evropiane edhe me vende si SHBA, ku Policia e Shtetit bashkëpunon në operacione të përbashkëta me hetime të përbashkëta me agjencitë ligj-zbatuese të vendeve perëndimore si e barabartë. Mendoj që këto do të jenë shtyllat kryesore që do ti kërkoj edhe drejtorit të ri ashtu siç edhe kemi vendosur me drejtorin që u lirua Ardin që të vazhdojë më tej Gledisi.
Le të ndalemi tek çështja e kanabisit. Avioni rrëzuar në Veri të Shqipërisë dy ditë më parë ishte një tentativë për të transportuar kanabis?
Do të presim hetimet deri në fund. Por sigurisht nuk është një avion që vjen edhe që ulet në një situatë normale për turizëm kjo dihet tashmë. Në fakt është një përpjekje e dëshpëruar . Ai avion deri më tani nga hetimet rezulton që nuk është i regjistruar është I bërë në mënyrë artizanale pra jo i prodhuar nga ofiçina apo industri prodhuese avionësh. Nuk ka as numër serie asnjë një të dhënë. Mënyra se si ka tentuar, vendi flasin për mënyrën e dëshpëruar të mënyrave që krimi organizuar po tenton të gjejë për trafikun, në një kohë kur është bërë gjithnjë edhe më e pamundur në këto vite si rezultat I luftës të Policisë së Shtetit dhe Shtetit Shqiptar ndaj trafiqeve të lëndëve narkotike dhe kryesisht të kanabisit.
I thatë dje komisionit parlamentar të sigurisë se muajt e fundit ka patur zero tentative me gomone për të transportuar kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Por ama ditën e djeshme në pikën kufitare të Hanit të Hotit trafikantët mundën të kalojnë më shumë se 300 kg kanabis përtej kufirit shqiptarë. Kemi të bëjmë me një dështim të policisë shqiptare?
Jo. Nuk mund të merresh me një rast dhe të vendosësh gishtin tek policia shqiptare. Unë besoj se të gjithë biem dakord që trafik ka në të gjithë botën bëhet në të gjithë botën dhe ka ngjarje të tilla në të gjithë botën perëndimore të zhvilluar. Kjo është një luftë e pandërprerë që në zhvillojmë. Ka raste te tilla pa diskutim. Ne nuk themi që janë zero rastet. Gjithmonë sa më shumë ne mbyllim shtigje krimi organizuar të hapë shtigje të reja. Kjo është një betejë që do të jetë e vazhdueshme e pa ndërprerë. E rëndësishme është që ne të kemi kontrollin mbi territorin sa më shumë dhe kjo është një nga sfidat që ju thashë të vendosura edhe në prioritetet e qeverisjes.
Ku jemi përsa i përket blerjes së dronëve nga Turqia që do ti shërbejnë Policisë Shqiptare?
Pa dashur të hyj në procedura konkrete po ju them që është një zgjidhje e jashtëzakonshme për të kontrolluar territorin. Është një revolucion që është bërë në teknologji që përdoret nga shumë vende të zhvilluara sot pikërisht për të kontrolluar territorin. Ne e pamë edhe vetë të demonstruar në Turqi se çfarë avantazhi krijon përdorimi kësaj teknologjie në kontrollin e Territorit. Mendoj shumë shpejt Policia e Shtetit jo vetëm Policia e Shtetit, ta kuptojmë kjo do ti shërbejë shumë agjencive të tjera që janë përgjegjëse për kontrollin e territorit. Që nga kontrolli pyjeve, që nga kontrolli për bujqësinë , zonave të mbrojtura kështu do të jetë një instrument shumë përdorimësh.
Kur do të vinë në Shqipëri këta dronë?
Këto datat, e mira ja lemë ditëve në vijim sepse nuk varen nga dëshira. Unë si ministër I brendshëm do të doja nesër të kishim dron. Ti kishim në fluturim por kjo varet nga procedura, ka rregulla, ka ligje se si vinë. Vullneti dhe vëmendja e qeverisë është padiskutueshme me aplikimin e kësaj teknologjie në Shqipëri. Imagjinoni do të kemi një sy sipër në qiell që do të kontrollojë 24 orë territorin