MENU
klinika

Tërmeti në Lezhë

Dhjetëra qytetarë e kalojnë natën jashtë nga frika e lëkundjeve

18.10.2021 - 09:18

Tërmeti i një nate më parë me epiqendër në Lezhë, krijoj frikë dhe panik tek qytetaret. Menjëherë pas lëkundjeve sizmike të cilat zgjaten për disa minuta, ata dolën nga banesat e tyre, duke qëndruar në rruge apo makina.

Shumë prej qytetareve e kaluan natën nga frika e lëkundjeve të tjera sizmike. Ata thonë se tërmeti ishte i fortë, duke ju shkaktuar frikë dhe panik.

Ishim në gjumë, ishim shtrirë. Jemi jashtë se frika bën të veten. Kalamajtë kanë frikë të futen brenda sepse kujtojnë tërmetin e kaluar. Kemi frikë të rrimë brenda.

Tërmeti me magnitudë 4.5 balle e kishte epiqendrën në zonën e Lezhës, ndërsa sipas raportimeve lëkundjet fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme.