Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se ka goditur kryetarin e Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Pellat Bonaj, 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës kryebashkiakun 66-vjeçar. 57-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim me inicialet F. T., 48 vjeç, pasi dyshohet se në datën 11.10.2021, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A. Xh, duke i marrë disa produkte, në lagjen nr.2, Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.