MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Dopietë e Uzunit, portieri i mohon të tretin pas roveshatës

27.10.2021 - 15:42

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni vazhdon formën e mirë te skuadra e Ferencvaros. 26-vjeçari ka realizuar dy herë me 11-metërsh në sfidën ndaj Tokol për fazën e 1/16-ve të Kupës së Hungarisë.

Fillimisht beratasi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 14-të, ndërsa 4 minuta më vonë mposhti sërish portierin po nga pika e 11-metërshit.

Ndërkohë gjatë një momenti të lojës, Uzuni ka tentuar të realizojë një supergol me roveshatë, por protieri vendas ka reaguar në kohë, duke i pritur gjuajtjen sulmuesit kuqezi.

Një shpërthim nga ana e 26-vjeçarit i cili kishte 6 ndeshje pa shënuar gol, përfshirë këtu dhe dy sfidat me Kombëtaren në sfidat ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë

Mungojnë Hysaj dhe Daku

Si luan Shqipëria kundër Çekisë