MENU
klinika

Navalny nga burgu: Më kanë listuar si terrorist

“Druhesha se do më kërkoni të puthja portretin e Putin-it”

12.10.2021 - 08:40

Alexei Navalny ka lajmëruar se statusi i tij në burg është ndryshuar dhe se tashmë ai është vendosur në listën e terroristëve. Opozitari rus i cili ndodhet pas hekurave ka bërë të ditur në llogaritë e tij në mediat sociale se është thirrur para një komisioni që votoi unanimisht për ndryshimin.

Kritiku më i shquar vendas i Presidentit Putin është dënuar me dy vite e gjysmë burg për mashtrim. Sipas tij, akuzat janë të motivuara politikisht për ta ndaluar në sfidën e tij ndaj Kremlinit. Autoritetet ruse kanë hapur një çështje të re penale kundër Navalny që mund ta lërë në burg për një dekadë tjetër.

As Kremlini dhe as autoritetet ruse të burgut nuk e kanë konfirmuar ndryshimin e statusit të Navalny-t.

Në postimin e bërë në mediat sociale me ndihëm e avokatit të tij, opozitari rus shkruan:

“Kisha frikë se do më kërkonin që të puthja portrete të Putin-it. Por thjesht tashmë kanë vënë një shenjë mbi shtratin tim se jam terrorist.”