MENU
klinika

23 vite më parë i vranë motrën dhe bashkëshortin e saj

Ekzekutimi i biznesmenit në Fier/ Dyshohet për konflikte pronësie

24.10.2021 - 18:51

Biznesmeni Demir Backa u ekzekutua dje në mbrëmje me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij “Audi” në Fier. 57-vjeçari u nis me urgjencë drejt spitalit, por një orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

“News 24” raporton se një prej pistave është ngritur mbi një krim të kryer 23 vite më parë. Në vitin 1998, 57-vjeçarit i kanë ekzekutuar motrën dhe bashkëshortin e saj në afërsi të shkollës së Muzikës në Fier.

Ndërkaq, pista e dytë lidhet me një konflikt për një pjesë të lagunës në Lushnjë, në Gotull. Janë rreth 200 hektarë e dhënë me koncesion dhe para disa kohësh ka pasur një konflikt mes personit që e ka marrë me koncesion A.P. dhe Demir Backës.

Ndërsa pista e tretë lidhet me një çështje pronash. Backa ka pasur qindra hektarë tokë të pyllëzuar në Darëzezë dhe në këtë sipërfaqe janë prishur disa objekte të ndërtuara nga banorët. Një person i cili ishte subjekt i OFL-së ka pasur po ashtu konflikt me viktimën.

NGJARJA

I ndjeri Demir Backa është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa. Vëllai i tij kishte vjedhur një bankë në Sarandë, 24 vite më parë gjatë kthimit së bashku me 16 persona të tjerë janë vrarë.

Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve rreth vendngjarjes si dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit të Fierit.

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40 në rrethrrotullimin e njohur si ish-QTU. Autori ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje drejt viktimës.

57-vjeçari Demir Backa ka qenë në automjetin e tij tip “Audi” të parkuar pranë vendngjarjes në momentin kur i është afruar makina e autorit ose autorëve të përfshirë.

Fillimisht, Backa ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Disa minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë të djegur në afërsi të fshatit Daullas pranë Bypassit të Fierit. Duke marrë parasysh ngjarjen, dyshohet se makina u përket autorit ose autorëve. Deri më tani policia nuk ka bërë me dije ende asnjë pistë hetimi lidhur me këtë vrasje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshime për më shumë se dy autorë

Vrasja në Fier, makina e autorëve me targa të Kosovës


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier