MENU
klinika

Sa vjeç mbush këngëtarja?

Enca tregon vendin luksoz ku do ta festojë ditëlindjen

19.10.2021 - 09:21

Sot, këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, feston ditëlindjen e 26-të. Ajo ka vendosur që të festojë çdo vit në destinacione të ndryshme.

Ndërsa këtë herë, Enca ka treguar se ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.

“Dubai po vij”, ka qenë përshkrimi i njërit prej fotove që ka publikuar në InstaStory.

Sa i përket muzikës, edhe pse e vogël në moshë, Enca ka realizuar shumë hite muzikore. Më i fundit, është “Suavele”, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.