MENU
klinika

Bizneset do zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë

ERE nxjerr për konsultim rregulloren për standardet

15.10.2021 - 12:03

Teksa bizneset që janë në lidhur në tensionin 20 KV po përgatiten të dalin të treg të lirë energjie, duke zgjedhur vetë furnizuesin e tyre, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar draftin e rregullores për arritjen e treguesve të matjes dhe vlerësimit nga ERE, të performancës së shërbimit ndaj klientit, për të gjithë furnizuesit e energjisë. Përpara miratimit përfundimtar, rregullorja do të nxirret në konsultim publik me palët e interesit.

Përveç vendosjes së standardeve që furnizuesit duhet të përmbushin për një shërbim cilësor, draft-rregullorja parashikon edhe të drejtën e monitorimit të këtyre treguesve, nga Enti Rregullator i Energjisë.

Sipas Bordit të ERE-s, miratimi i kësaj rregulloreje është tejet i rëndësishëm, pasi përveç klientëve të lidhur në tensionin 35 KV, të cilat tashmë kanë dalë në treg të lirë energjie, pritet edhe dalja e klientëve në 20 KV, që kanë edhe më të konsiderueshëm në numër.

Në fakt, liberalizimi i klientëve të lidhur në 20 KV, duhej të kishte përfunduar që në shtatorin e vitit 2020, por procesi është vonuar. Liberalizimi nënkupton që të gjithë këta abonentë do të kenë mundësi të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre të energjisë, si dhe të nënshkruajnë kontrata individuale mes tyre, ku ndër të tjera përcaktohet edhe çmimi me të cilin do të blejnë energjinë. Hapja e tregut synon të sigurojë çmime konkurruese për të gjithë këta klientë, të cilët aktualisht furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është pjesë e OSHEE Group, me tarifa që përcaktohen nga Enti Rregullator i Energjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria nën “ethet” e kriptovalutave

Rreziku i pastrimit të parave dhe sekretet