Dje te emisioni i pasdites “Rudina”, ishte i ftuar Ermal Mamaqi, i cili ka folur për serialin më të ri që do startojë në TV Klan, H.O.T.
I pyetur nga Rudina nëse akoma vajzat kompleksohen me skenat e puthjeve, Ermali na ka habitur me përgjigjen.
Rudina Magjistari: Vazhdon akoma ai mentaliteti që janë gocat ato që i shmangen këtyre skenave, apo edhe çunat?
Ermal Mamaqi: Jo ka dhe çuna, kemi pasur një problem shumë të madh me Erblinin, nuk pranonte ta puthte Megi Pojanin në botë.
Ana Lika: Unë këtu nuk kam qenë dhe nuk e di, por Erblini qenka një budalla i madh.
Ermal Mamaqi: Një nga skenat që kemi qeshur shumë është ajo kur unë futem pa dashje dhe gjej të zhveshur, pra me të brendshme Megin dhe ajo sikur afrohet dhe në të gjitha momentet e filmit, në skena ne nxitojmë, shpejt, shpejt.
Atë ditë që ishte kjo skena, që ishte Megi kështu, asnjëri nuk nxitonte, çdo gjë ngadalë, donin të gjithë të hynin tek dhoma e grimit që ishte 1 me 1. Ishin ulur të gjithë tek ekrani, tek monitori, regjisori, po shikoni dhe ia kaluam shumë mirë atë ditë.
Seriali H.O.T do të transmetohet në Tv Klan më 24 Tetor.